Disa ditë më parë, një 14-vjeçar u ndalua nga policia në Vlorë, pasi atij iu gjet një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi fishekësh. Pas ndalimit, i riu u lirua nga autoritetet dhe ka folur në emisionin “Me Zemër të Hapur” për ngjarjen dhe përjetimin e tij.

Ai tha se pas ngjarjes ka ndjerë ndryshim në mënyrën se si e shohin të tjerët: “Në shkollë më pritën mirë, por ndihesha sikur më shikonin me një sy tjetër, sikur jam ndonjë kriminel. Nga mësuesit u prita shumë mirë,” shpjegoi ai.

Ndërsa ka theksuar pendimin e tij për veprimin, 14-vjeçari shtoi: “Jam penduar shumë për atë që kam bërë. Nuk e kam shpërndarë armën në rrjetet sociale. I kam kërkuar ndjesë babait dhe nënës. Jam ndjerë shumë i penduar.”

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, duke nxjerrë në pah shqetësimin për sigurinë dhe ndikimin e armëve tek të rinjtë. I riu shprehu se tani është i gatshëm të përballet me pasojat dhe të mësojë nga gabimi që ka bërë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb