Disa ditë më parë, një 14-vjeçar u ndalua nga policia në Vlorë pasi iu gjet një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi fishekësh. Pas ndalimit, i riu u lirua nga autoritetet, ndërsa në emisionin “Me Zemër të Hapur”, nëna e tij ka shprehur përjetimin e saj mbi rastin.

Ajo u shpreh se dëshiron që djali i saj të ndihet normal dhe të mos etikohet për diçka që ai nuk e ka menduar si krim. “Dua që fëmija im të ndihet normal sepse nuk ka bërë asgjë. Për mua ka rëndësi që stafi pedagogjik na ka pritur shumë mirë,” tha ajo, duke theksuar se mbështetja e mësuesve dhe shkollës ka qenë shumë e rëndësishme për të kaluar këtë situatë të vështirë.

Nëna e 14-vjeçarit shpjegoi se ngjarja ka nisur kur djali ishte duke luajtur me shokët dhe, kur u bë kurioz, gjeti pistoletën dhe e mori me vete në shtëpi pa i thënë asgjë prindërve. “Atë ditë, drejtoresha më thirri për një problem tjetër që kishte lidhje me një lojë në TikTok. Unë nuk mund të shkova vetë, kështu që dërgova bashkëshortin. Pas zgjidhjes së atij problemi, bashkëshorti filloi të dyshonte për diçka tjetër tek djali, pasi ai i kishte treguar se kishte një pistoletë, por mendonte se ishte një çakmak,” tregoi nëna.

Ajo shtoi se pas dyshimit, bashkëshorti i saj insistoi që të ndërhynte policia për të verifikuar situatën dhe për të siguruar që djali i tyre nuk ishte në rrezik. “Bashkëshorti e kuptoi se ishte e vërtetë dhe insistuam që të ndërhynte policia më pas,” tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb