Ardian Ismajli është gati për hapin e madh në karrierë. Mbrojtësi kuqezi i Empolit pëlqehet nga Napoli, me napoletanët që kërkojnë të nxitojnë për të afruar në skuadër lojtarin sa më shpejt të jetë e mundur, madje që në merkaton e janarit.

Te Empoli nuk duan të gjenden të papërgatitur dhe sipas mediave italiane, kanë gjetur zëvendësuesin. Thuhet se mbrojtësi 32-vjeçar Koffi Djidji është treguar i hapur, për një transferim të mundshëm në “Castellani”. Koffi e njeh mirë kampionatin italian, pasi është aktivizuar në radhët e Crotones dhe Torinos.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb