Anëtarja e Grupit të Punës së Punës së PD në Qarkun e Elbasanit, Silvi Bardhi ka vijuar takimet me qytetarët.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se “pensionistët janë në kushtet e mbijetesës”, ndërsa ka prezantuar ofertën ekonomike të PD, siç shprehet, “për nxjerrjen e vendit nga gjendja aktuale”.
Duke treguar detaje nga programi i demokratëve, Silvi Bardhi shprehet se “qeveria e PD do të vendosë minimumin jetik 200 euro si dhe do të dyfishojë pensionet brenda mandatit të parë.
Postimi
Bashkë me @frpd_dega_elbasan ishim në Fushë Mbret ku takuam Feride dhe Rifat Elezi, dy pensionistë të cilët jetojnë vetëm me pensionin e tyre. Fëmijët u janë larguar nga Shqipëria dhe gjendjen ekonomike e rrëfejnë si mos më keq.
✅️Ne i paraqitëm premtimin e Partisë Demokratike.
✅️Minimumi jetik 200 Euro.
✅️Karta e konsumatorit për rimbursimin e TVSH së ushqimeve për njerëzit në nevojë dhe të ardhura të ulëta.
✅️Dyfishim i pensioneve brenda mandatit katër vjeçar.
Shqiptarët do të bëhen bashkë në mosbindje civile kundër regjimit i cili ka çuar në 1 milionë shqiptarë të varfër dhe 1 milionë shqiptarë të larguar.
(BalkanWeb)