Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve lidhur me kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për projektin zhvillimor të portit të Durrësit, nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi, tha se një kërkesë e tillë e opozitës nuk mund të miratohet. Çuçi tha se opozita e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe duhet pritur kjo e fundit që të shprehet. Më poshtë pjesë nga fjala e Çuçit.
“Ne kurrë s’kemi thëne qe jemi kundër komisioneve hetimore. Kur ju i bëni komisionet hetimore me objektin e duhur jane miratuar. Pak a shume ishin shteruese argumentet e grupit tone parlamentar. Por dua të shtoj se sa here qe lexoj kerkesen me duket edhe e vonuar edhe e shpejtuar sepse jemi ne limitet e punes se ketij parlamenti. Ne pjesen e fushates parlamenti nuk mund te funksionoje. Me duket e vonuar se mund ta kishit bere me perpara kete komision nese do ta donit. Me duket e shpejtuar se jemi përpara vendimit te Gjykatës Kushtetuese. Te presim njehere Gjykaten Kushtetuese se çdo te thotë për këtë çështje. Ju keni kërkuar shfuqizim te te gjithë korpusit ligjor per ceshtjen e portit te Durrësit ne Gjykatën Kushtetuese. Te paktën sot ne nuk mund te marrim një vendim per ngritjen e nje komisioni te tille hetimor pa folur gjykata”, deklaroi Çuçi.