Ekipi i Denver fitoi 132-129 pas kohës shtesë ndaj New Orleans, duke arritur një fitore të rëndësishme që e afron me zonën e ekipeve më të mira në Perëndim. Nikola Jokic realizoi sërish një “triple double”, 27 pikë, 13 rebound e 10 asist, lider në fushë për Denver. Ai u mbështet edhe nga Jamal Murray po me 37 pikë e Russell Westbrook me 21 pikë. Për vendasit, dyshja Hawkins-McCollum realizoi 49 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.
Skuadra e Indiana, falë nje lojë të mirë kolektive, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, mundi 122-95 Sacramento. Pacal Siacam me 19 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë.
Jashtë fushe fiton edhe ekipi i Houston, që mundi 114-110 Toronto, në fund të një ndeshje me shumë rivalitet. Dilion Brooks me 27 pikë e Jalen Green me 22 pikë u dalluan për teksanët.