Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Instagram, e ka quajtur vitin 2024 “Viti i Pasaportës së Kosovës,” duke theksuar përmirësimet e dukshme në pozitën ndërkombëtare të këtij dokumenti.
Sipas Kurtit, pasaporta e Kosovës është renditur më lart se kurrë më parë në indekset ndërkombëtare, duke u bërë një nga dhjetë pasaportat në botë me përmirësimin më të madh gjatë dekadës së fundit. Krahasuar me vitin e kaluar, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa vizë në 38 shtete më shumë.
Kurti vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e liberalizimit të vizave dhe njohjes së pasaportës së Kosovës edhe nga shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Ai e konsideron këtë një hap drejt afrimit të Kosovës me Evropën dhe më gjerë.
Përmirësimi i lirisë së lëvizjes vlerësohet si një arritje kyçe për qytetarët e Kosovës, duke reflektuar përparimin diplomatik dhe integrimin ndërkombëtar të vendit.
View this post on Instagram