Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në hyrjen jugore të Lushnjes. Një automjet tip Benz me targa AB 535ME ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta dhe ka përfunduar në përroin e Lunjës.

Rrjedha e ujit e ka nxjerrë mjetin nga ana tjetër, ku disa persona që punonin në bizneset aty pranë kanë nxjerrë drejtuesin e mjetit, i cili ishte pa lëndime, dhe e kanë transportuar menjëherë në spital.

Mësohet se drejtuesi i automjetit është jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe zjarrfikësit e Lushnjes ndodhen në vendngjarje.

Është kryer kontrolli i mjetit dhe nuk është gjetur asnjë person tjetër përveç drejtuesit. Policia po disiplinon trafikun dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: