Reshjet e dëborës që filluan pasditen e sotme kanë bërë që niveli i dëborës në Parkun Kombëtar të Qafshtamës dhe në disa zona të Malësisë së Krujës të arrijë mbi 20 cm, duke i dhënë parkut një pamje magjepsëse.

Gazetari Ju;lian Shota raporton për Balkanweb se reshjet vijojnë me intensitet, por deri tani nuk raportohet për problematika.

Qafe Shtame2
Qafe Shtame2

E gjithë zona furnizohet normalisht me energji elektrike dhe rrugët janë të kalueshme me kujdes, pasi në disa zona ka prezencë akulli.

(d.xh-Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb