Kreu demokrat, Sali Berisha, nga pika e Zogut të Zi, atje ku janë mbledhur mbështetës të opozitës në kuadrin e mosbindjes civile tha se Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Ervini me 3 mbiemra do të marrin përgjegjësi personale për dhunën e ushtruar ndaj nënkryetarit të PD-së dhe Kuvendit, Agron Gjekmarkaj.

Berisha shprehu solidaritet me Gjekmarkajn. Kreu demokrat i ka bërë thirrje policisë që të mos ndjekë urdhërat e Edi Ramës, por të zbatojë ligjin.

“Edi Rama ndjek i tmerruar protestën e opozitës, këtë mosbindje civile dhe më pas targeton deputetët dhe drejtuesit e PD-së duke urdhëruar dhunën ndaj tyre”, tha Berisha.

Pyetje: Në disa pika policia po përlaset me protestuesit. A keni një mesazh…
Berisha: Policia do të marrë ndëshkimin që meriton. Nuk mundet që policia të prekë qytetarët në mosbindje civile sepse duhet të mendohet 7 herë para se të bëjë atë. Mosbindja civile ka disa forma të tjera që tmerrojnë polici e qeveri shumë herë më tepër se kjo. Ndaj dhe ju them banditëve me uniformë mos prekni asnjë protestues, asnjë demostrues. Janë në të drejtën e tyre kushtetuese.
Jemi në marshin e fitores, ky është marshi i fitores. Asgjë nuk e shpëton këtë kalbësirë të pakallur. Diktaturat nuk kanë të ardhme, në Beograd studentët po dridhin themelet e vëllaut të Edi Ramës, Vuçiçit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb