Belind Këlliçi, drejtues Politik i PD-së për Tiranën, e konsideroi si bastarde sjelljen e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve paqësorë.

Këlliçi tha se është qesharake e gjithë sjellje e Policisë së Shtetit që synon të fusë në konflikt protestuesit me qytetarët e Tiranës.

“Sjellja e policëve është sjellje kafshërore, kështu është kur policia drejtohet nga një pinjoll i diktaturës, nga një stërnip i Enver Hoxhës.

Këta janë të trembur ndaj edhe policia reagon në mënyrë të tillë. Në konflikt me qytetarët e Tiranës nuk jemi ne por janë Edi Rama, Belinda Balluku, Erion Veliaj dhe gjithë ministrat e kësaj Qeverie.

Po ia them drejtpërdrejtë Ervin Hoxhës se do të mbajë përgjegjësi personale për çfarë po i bën PD dhe protestuesve. Po ta them se do të mbash përgjegjësi personale dhe ne i kemi dhënë provat që nuk harrojmë. Do të merremi me ty me gjithçka që ke bërë, me urdhërat për të dhunuar protestuesit dhe me ata që zbatojnë urdhërat e tu”, tha Këlliçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb