Opozita zhvilloi pasditen e së hënës protestën e 4 në kuadrin e mosbindjes civile, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Video e mëposhtme tregon një prej momenteve kur Policia tenton të arrestojë një protestues te sheshi Wilson në Tiranë, ndërsa ndërhyrja e deputetit Lefter Gështenja dhe protestuesve të tjerë, bën që protestuesi të shpëtojë.

Ndërkohë Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, paralajmëron se drejtuesit e policisë që dhunuan dhe po arrestojnë protestuesit paqësorë, do të përgjigjen penalisht.

“Qenëria e narkobanditëve me uniformë u është vërsulur me tërbim protestuesve paqësorë duke kryer në pabesi rrëmbime banditeske!

Ndalni urgjentisht dhunën kriminale dhe arrestimet e paligjshme!

Lironi protestuesit paqësorë se do të përgjigjeni penalisht dhe personalisht!

Nuk do t’ua falim kurrë!”, thekson Blushi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb