Te Partizani e kanë bërë traditë që të publikojnë pas çdo ndeshjeje lojtarin që vrapon më shumë përgjatë 90 minutave.
Rekordin e sfidës kundër Vllaznisë e mbajti Gjelbrim Taipi. Mesfushori, sipas klubit të kuq, ka vrapuar 11.4 kilometra, më shume se çdo lojtar tjetër i “demave”.
31-vjeçari e ka nisur në stol këtë sezon, por me largimin e Rrapajt pritet të marrë më shumë përsipër dhe të jetë më prezent në fushë.