Ilda Zhulali, drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, duke komentuar protestën e sotme të opozitës në kuadër të mosbindjes civile, tha se Policia e Shtetit ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve paqësorë.

Në emisionin “Open” në News24, Zhulali tha se policia nuk ushtroi dhunë vetëm ndaj Agron Gjekmarkajt, nënkryetar i Kuvendit, por ka dhunuar edhe deputetët Flamur Noka, Tomor Alizoti dhe shumë deputetë të tjerë.

“Policia ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve, veprime jo proporcionale. Policët godisnin qytetarët me shkelma, kanë bërë gjithçka që të shpërndajnë qytetarët”, tha Zhulali.

Në vijim ajo theksoi se të gjithë ata që kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve dhe deputetëve do të përgjigjen penalisht.

“Do përballen me ligjin, do marrin përgjigjen e merituar”, tha ajo.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb