Agron Gjekmarkaj, nënkryetari demokrat i Kuvendit, është transportuar nga spitali i Traumës drejt QSUT-së, ku do të kalojë natën, pasi humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës.

Gazetari i Neës24, Osman Stafa ka siguruar pamjet nga momenti që Gjekmarkaj transpotohet Trauma, ku qëndroi për rreth 3 orë, drejt QSUT-së.

Gjekmarkaj ndodhet në një barrelë që i drejtohet një autoambulance.

Nënkryetari demokrat i Kuvendit do të kalojë natën në kushte spitalore, nën monitorimin e mjekëve. Transferimi nga Trauma te QSUT është bërë për një kontroll më të specializuar, ndërsa Gjekmarkaj paraqiti një gjendje stabël për orët e qëndrimit te Trauma.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb