Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se një 22-vjeçar ka plagosur një 24-vjeçar. I plagosuri është shtetasi Arens Beqiri. Autori është shpallur në kërkim, ndërsa ngjarja po hetohet.
“Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A. B., 24 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.
(BalkanWeb)