Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku gruaja ka vrarë burrin.
Gazetarja Shpresa Dine raporton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Metoq.
Mësohet se gruaja e identifikuar si Elvira Tahiraj ka goditur burrin, Llazar Tahiraj me sëpatë në kokë teksa ishte duke fjetur gjumë.
Ende nuk dihen detaje në lidhje me shkaqet që e çuan gruan drejt aktit të rëndë, por policia ndodhet në vendngjarje dhe vijonouja për sqarimin e rrethanave.