Pas me shumë se 8 orësh që mbeti e bllokuar, rruga e Arbrit është hapur për qarkullimin e automjeteve.

Qindra qytetar mbetën të bllokuar gjatë mbrëmjes së djeshme në bypassin e Murrizit për shkak të pranisë së madhe të dëborës.

Dhjetra automjete u braktisën dhe u lan në rrugë për shkak se e patën të pamundur të lëvizin në drejtim të Qarkut Dibër dhe në drejtim të Tiranës.

Mësohet se qarkullimi është hapur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar ku është bërë e mundur që një pjesë e automjeteve të qarkullonin.

Situata e mëngjesit të sotëm ishte kjo, me automjete në kanal e anash rrugës që janë mbuluar nga dëbora.

Burime bëjnë me dije se aktualisht Njësia Lurë në Dibër është e bllokuar për shkak të borës, po ashtu edhe disa fshatra të tjerë të thellë malorë si në Dibër e Bulqizë.

Probleme ka edhe me energjinë elektrike si pasojë e dëmtimit të rrjetit përcjellës.

Për momentin reshjet kanë pushuar ndërsa pritet që temperatura të zbresë disa gradë nën zero dhe të sjellë ngrica.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb