Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky ka kritikuar vizitën e papritur në Moskë të kryer nga kryeministri sllovak Robert Fico të dielën, duke deklaruar se ka “skema të errëta” midis Bratislavës dhe Moskës.

Zelensky pohoi në mediat sociale se Rusia po i ofronte Ficos ulje të konsiderueshme në furnizimet me gaz dhe se Fico do të paguajë për çdo përfitim me “sovranitetin” e kombit të tij.

“Kjo duhet të jetë një çështje shqetësuese për zbatimin e ligjit dhe shërbimet speciale të Sllovakisë,” shtoi ai.

Angazhimi i Bratislavës me Moskën paraqet “një çështje të madhe sigurie” për të gjithë Evropën dhe ngre pyetje lidhur me “çfarë i paguhet” Ficos dhe çfarë ofron ai në këmbim, u shpreh Zelensky.

Të dielën, zëvendëskryeministri sllovak Tomas Taraba tha se vizita e Fico në Moskë kishte të bënte me marrjen e gazit me “çmime normale”.

Zelensky gjithashtu pohoi në postimin e tij se qeveria sllovake nuk donte të “kërkonte zëvendësim për gazin rus”, dhe për këtë arsye po ndihmonte Moskën në “të shtyjë gazin amerikan dhe burimet energjetike të partnerëve të tjerë nga Evropa”. Ai deklaroi se Kievi e konsideron “të pamoralshme” një ndihmë të tillë për Moskën .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb