Kate Cassidy, e dashura e këngëtarit të ndjerë Liam Payne, ka zbuluar një tatuazh të ri. Dy muaj pas vdekjes së yllit të One Direction, Kate tregoi një tatuazh të ri me krahë engjëlli.

Kate ndau në Instagram Stories një foto me qenin e tyre. Ajo pozoi duke përqafuar qenin e saj Nala, të cilin e kishte adoptuar me Liam, duke treguar tatuazhin me krahë engjëlli në gishtat tregues dhe të mesëm. Kate shtoi një emoji me zemër të kuqe në imazh.

Ky tatuazh vjen pasi Liam ndërroi jetë tragjikisht më 16 tetor në moshën 31-vjeçare pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë.

  • foto galeri

Kate dhe këngëtari i ndjerë kishin qenë në një lidhje prej dy vitesh para vdekjes së tij.

Më parë, Kate i bëri homazhe Liamit, duke iu referuar si “engjëll”.

“Kam qenë në një humbje të plotë. Asgjë në ditët e fundit nuk është ndjerë reale. Unë kërkoj dhe lutem që të më jepni nderimim dhe hapësirën ​​për ta kaluar në privat.

Liam, engjëlli im. Ti je gjithçka. Dua të dish se të kam dashur pa kushte dhe plotësisht. Do të vazhdoj të të dua për pjesën tjetër të jetës sime. Të dua Liam”, shkroi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: