Probleme në marrëdhënien mes çiftit të njohur të showbizzit. Mesfushori italo brazilian Jorginho dhe partnerja e tij Catherine Harding do të lidhin kurorë së shpejti, pas propozimit të mesfushorit të Arsenalit disa javë më parë. Mirëpo duket se Catherine nuk është ende e bindur lidhur me të shkuarën e bashkëshortit të saj të ardhshëm.

Kjo pasi tabloidi i njohur britanik “The Sun” ka publikuar së fundmi lajmin se ajo në fillim të muajit Dhjetor ka shkuar për të vizituar në shtëpi ish të dashurën e Jorginhos, Vanessa Sandora. Të dyja kanë zhvilluar një bisedë të sinqertë njëra me tjetrën, ku Vanessa ka pranuar se ka patur marrëdhënie me Jorginhon, por historia mes tyre tashmë i përket të shkuarës.

Në vijim do të mësohet më shumë mbi arsyet që e çuan bashkëshorten e ardhshme të futbollistit të kërkonte një takim me ish partneren e tij, nëse është thjesht për motive xhelozie apo nëse ka diçka më shumë, që mund të ketë ndërhyrë në marrëdhënien mes çiftit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: