Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me incidentet e djeshme në protestë, ku nënkryetari i Partisë Demokratike ka humbur edhe ndjenjat.
Salianji u shpreh se Gjekmarkaj u dhunua nga policia, ndërsa shtoi se këto janë përpëlitjet e fundit të kryeministrit Edi Rama në përpjekje për të mbajtur pushtetin.
Ish-deputeti i PD shton se Rama mendon se duke burgosur kundërshtarët, duke i dhunuar ata, duke i përndjekur do të shtojë jetëgjatësinë në karrige, megjithatë realiteti është që [po ndodh e kundërta.
Reagim nga kabina telefonike e I.E.P.V FIER për dhunën ndaj mikut dhe kolegut të nderuar Agron Gjekmarkaj.
I uroj shërim e rikuperim të shpejtë mikut e kolegut Agron Gjekmarkaj. Edi Rama ështē i dhunshëm dhe ata që ai urren mē shumë, janē intelektualët para të cilëve del në pah cektësia e dijeve të tij.
Të mburresh pa turp se je gjasme nxënësi i Nolit e Konicës e të godasësh protestues paqësorë, të çosh policë me kallash përballë Opozitës, e të lesh pa ndjenja një pedagog, kritik letrar e nenkryetar Kuvendit, është hipokrizi e nivelit aq të lartë, sa është korrupsioni qeveritar dhe lidhjet me krimin.
Këto janë përpëlitjet e një të deshperuari që pertej pushtetit, nuk ka asgjë tjetër. Edi Rama është një prej deshtimeve më të medha të vendit e të ketyre dekadave liri.
Si furacak i madh, kerkon tē mbahet me akte dhune përmes skalioneve ushtarake, nga ku mendon se merr doza trimerie.
Eshtë fundi i tij i dashur Agron!
Ai mendon se duke burgosur kundershtarët, duke i dhunuar ata, duke i perndjekur do shtojë jetëgjatësinë në karrige. Por në fakt po ben të kunderten.
11 maji po vjen dhe është dita kur shqiptarët do ndahen me këtë të keqe.