TIRANE

Djali i Gilit, Redoni, zbuloi se çfarë fshihet pas tatuazhit të tij në sy. Gjatë një bisede me banorët, Redoni rrëfeu një histori personale që lidhet me tatuazhin e tij.

“Tatuazhi shkruan ‘Notorious’ (famëkeq) dhe e kam bërë 7 vite më parë kur isha duke studiuar në Greqi. Në atë periudhë kisha shumë ankth dhe nuk e dija nga vinte. Për të gjetur shkakun, madje qëndrova 10 ditë pa ushqim, vetëm me ujë, për të parë nëse vinte nga dieta ime. Por më vonë kuptova se ishte diçka gjenetike,” tha ai.

Redoni rrëfeu gjithashtu se në një fazë të jetës së tij, kur luftonte me veten, ka qenë shumë rebel, gjaknxehtë dhe i shthurur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb