Te Barcelona ende nuk është zgjidhur ccështja e Dani Olmos. Klubi katalanas mund të humbasë Dani Olmon për pjesën e mbetur të edicionit, nëse deri me 31 dhjetor, mesfushori nuk regjistrohet në La Liga. Sipas asaj që parashikohet në një klauzolë të kontratës, nëse nuk vjen regjistrimi, futbollisti mund të largohet në janar.
Gjithsesi, te Barcelona ka shpresë, se situata do të zhbllokohet dhe do të ketë një fund të lumtur, pavarësisht problemeve të mëdha financiare. Klubi gjigand i La Liga ka lëvizur “gurët” dhe këto ditë është mbajtur një seancë dëgjimore në Gjykatën Tregtare, aty ku është kërkuar zyrtarisht që të zgjatet afati i regjistrimit të Olmos deri më 30 qershor 2025.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, vendimi do të bëhet i ditur me 27 dhjetor. Olmo deri më tani ka luajtur 11 ndeshje dhe ka realizuar 5 gola.
(J.S/BalkanWeb)