Ishte muaji shtator 2021 kur Divjaka do të tronditej nga një krim i dyfishtë. Hekura Rrasa vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, Fëllënxë Rrasa, dhe më pas vrau edhe veten.

Ngjarja ishte shumë tronditëse për mbarë opinionin publik, pasi çifti u gjet në shtëpi nga djali i tyre Leonard Rrasa, i cili i mbetur i vetëm mes katër rrugësh dhe pa asnjë të ardhur, apeloi për ndihmë në emisionin me ‘Zemër të Hapur” ku mes të tjerash rrëfeu edhe jetën familjare dhe konfliktet mes prindërve.

Ai pohoi se babai i kishte dhënë një premtim se nuk do ta prekte kurrë mamin me dorë, por rezultoi e kundërta. Por nga na tjetër edhe vëllai i Hekuranit pohoi për studion asaj kohe se ai gjithmonë dyshonte dhe ishte shumë xheloz ndaj bashkëshortes edhe pse ai e përshkruante Thëllënxën si një grua të mrekullueshme.

Po sot pas disa vitesh nga ngjarja djali i vetëm i çiftit, vazhdon te jetoje mes vështirësive ekonomike dhe se bashku me nusen e xhaxhait kanë kërkuar ndihmën e emisionit për të rrëfyer një problematike e cila mbetet brenda familjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb