Bruno Telushi ndërpret bashkëpunimin me Elbasanin. Njoftimi nga ardhur nga klubi i Superiores nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Faleminderit “Kali”! AF Elbasani njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Bruno Telushi. Marrëveshja është zgjidhur nga të dyja palët kështu duke mbyllur një kapitull të suksesshëm midis ekipit verdheblu dhe Telushit.
Familja verdheblu e falenderon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit.
34-vjeçari, në këtë sezon, ka luajtur 7 ndeshje. Kujtojmë që Telushi ka veshur më parë fanellat e skuadrave si Partizani apo Egnatia.
(J.S/BalkanWeb)