Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka treguar në mënyrën e tij se si e ka pritur procedimin penal nga policia për pjesëmarrjen në protestën e djeshme të opozitës. Korreshi ka ndarë një foto ku shfaqet teksa konsumon drekën në shtëpinë e tij, një pjatë me fasule dhe sallatë me ullinj.

  • foto galeri

 

“Pas një nate të lodhshme në komisariat si e presim lajmin e procedimit”, u shpreh Korreshi, i cili ka qëndruar në komisariat për të ndihmuar me lirimin e protestuesve të ndaluar nga policia.

Korreshi së bashku me dhjetëra deputetë dhe përfaqësues të opozitës janë proceduar nga policia e Tiranës pas protestës së djeshme me bllokimin e rrugëve në kryeqytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb