Parlamenti izraelit ka votuar për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme të vendit edhe për një vit. Masa tani do të jetë në fuqi deri më 25 dhjetor 2025, njoftuan mediat lokale, pasi 29 nga 120 ligjvënës votuan pro propozimit.

Shtatë votuan kundër, ndërsa pjesa tjetër mungonin ose abstenuan. Gjendja e jashtëzakonshme i lejon qeverisë të nxjerrë dekrete emergjente.

Militantët e Hamasit dhe ekstremistët e tjerë palestinezë shkaktuan luftën në Gaza duke kaluar në Izrael dhe duke sulmuar komunitetet izraelite më 7 tetor 2023.

Më shumë se 1 200 njerëz u vranë dhe rreth 250 të tjerë u morën peng në Gaza.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu iu drejtua të krishterëve në mbarë botën në një mesazh për Krishtlindje.

”Në një kohë kur Izraeli po lufton në shtatë fronte, ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e palëkundur të miqve tanë të krishterë në mbarë botën”, theksoi Netanyahu në një deklaratë nga zyra e tij.

”Ne kërkojmë paqe me të gjithë ata që dëshirojnë paqen me ne, por do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur shtetin e vetëm hebre”, theksoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb