Novo Nordisk, në fakt, zhvilloi ilaçin Ozempic për trajtimin e diabetit të tipit 2. Që atëherë, injeksioni ka fituar një reputacion si një ilaç i mrekullueshëm për humbjen e peshës.
Të famshëm si Elon Musk dhe Sharon Osbourne mbështeten te Ozempic për të humbur peshë, dhe gjithnjë e më shumë njerëz në Zvicër po e marrin ilaçin për të shpresuar të humbin disa kilogramë.
I ftuar në Vila24 mjeku internist dhe gastroHepatolog Gerald Kola tregoi për situatën e përdorimit të këtij injeksioni në Shqipëri.
“Ozempik është një ilaç, një drogë ndaj duhet përdorur në mbikëqyrjen e mjekut. Doza jepet në bazë të BMI-së së trupit. Nuk duhet përdorur pa u konsultuar me mjekun pasi ka efekte anësore”- tha Kola për News24.