9 gola në 13 ndeshje në kampionat, në total 13 gola në 20 ndeshje zyrtare në këtë sezon në kampionatin turk. Tek Besiktas, Ciro Immobile ka rigjetur kontaktin me golin sërish. Pas dy sezoneve të fundit të vështira me fanellën e Lazios, transferimi në Stamboll duket se i ka bërë mirë sulmuesit italian. Megjithatë vetë Immobile shprehet se ka kaluar vite të paharrueshme në kryeqytetin italian dhe se marrëdhënia e tij me tifozët lacialë ka qenë speciale:
Tifozët e Lazios më kanë dhënë një afeksion të veçantë gjithmonë, por kohët e fundit e ndjeja se ata më donin më shumë për atë që u kisha dhënë në të shkuarën se sa për atë që unë isha dhe se sa shumë jepja për atë fanelë. Pas largimit të Sarrit kam përjetuar momente tepër të vështira, ndaj aty e kuptova se aventurës time tek lacialët i kishte ardhur fundi”, u shpreh Ciro Immobile.