“Investimi me kafshata të vogla” në Real Estate po ndryshon rregullat e lojës në botë duke bërë që ajo që ishte domain i investitorëve të pasur të jetë e mundur edhe për njerëzit e thjeshtë që duan të shtojnë të ardhurat e tyre. Platformat Crowd Funding kanë demokratizuar në mënyrë të jashtëzakonshme tregun e investimeve sidomos ne Real Estate duke bërë të mundur që pragu i investimeve të ulet dhe të jetë i përballueshëm për investitorët e thjeshtë. Këto platforma po zhvillohen vrullshëm edhe në Shqipëri projektet e të cilës do mund ti shpjegojmë gjatë këtij artikulli.

Të investosh ne Real Estate Crowd Funding mund të jetë alternative tërheqëse krahasuar me rrugën tradicionale siç ishte blerja plotësisht e një prone. Të lejon të blesh prona okazion apo të jesh ndërtues/zhvillues pronash me vetëm 35.000 euro duke i bashkuar fondet e tua me investitorë të tjerë, pa të cilët nuk do i blinte shumëkush. Sa herë jeni kthyer në kohë dhe të thonit: “të kisha para ta blija atë pronë…”
Platformat e ndryshme në botë të Crowd Funding ndryshojnë nga niveli hyrës i investimit. Disa pranojnë investime duke filluar nga 1000 Euro ndërsa të tjerë kanë nivel fillestar investimi 50.000 Euro ku koha minimale është 2-3 vjet. Ky koncept lindi në fillim te 2010 ku përmes teknologjisë, websiteve dhe aplikacioneve çdo person mund të investojë shifra të vogla në Real Estate pa qënë prezent, ku mund të shikojë vlerat e qerave, vlerat e shitjeve, mundet edhe dhe të përfitojë në mënyrë të vazhdueshme. Përveçse avantazhit që mund të bëhesh ndërtues, investitor me shifra të vogla, në Real Estate CROWED Funding, ti nuk ke nevojë të merresh me mirrëmbajtjen e pronës, taksat e saj, lejet e zhvillimit, ndërtimit etj.
Tashmë edhe në Shqipëri mund të investojë kushdo në Crowd Funding në platformën SMARTVEST.AL nga çdo cep i botës. Kjo kompani ka filluar me nje super-projekt tek Liqeni i Farkës ku faza e parë e investimeve është mbyllur me 30 Janar hapet faza e dytë dhe e fundit.

 

SMART HILLS LIQENI: Shansi juaj për të investuar në të ardhmen e pasurive të paluajtshme në Shqipëri!

Pasurite e paluajtshme, ëndërr apo realitet për investitorin e thjeshtë? SMART HILLS LIQENI, një koncept revolucionar që ofron mundësinë e rrallë të përfshirjes së gjithësh, nga individë të thjeshtë deri te ata më me përvojë. Ky është Crowd Funding i parë i këtij lloji për sektorin e ndërtimit në Shqipëri.

  • foto galeri

Një lagje luksoze mbi Liqenin e Farkës SMART HILLS LIQENI do të ngrihet me një pamje mahnitëse dhe e gjitha pozicion që preken nga dielli gjithë kohën. Drejtuesi i këtij projekti, Dr. Rrezart Lahi në një intervistë për portalin tone thotë se fillimisht do të ngrihen 24 vila, me potencialin për të arritur deri në 75 vila rezidenciale. Secila prej tyre është projektuar për të ofruar komoditet maksimal duke shfrytëzuar teknologjitë më të fundit të menaxhimit të së ardhmes nëpërmjet inteligjencës artificiale. “Vilat mund të jepen me qira apo të shiten në fund të projektit duke maksimalizuar fitimin për investitorët e grupit. Disa nga investitoret mund të marrin vetë vilat në menaxhimin e tyre nëse vlera e investimit të tyre është në kuotën e kostos së vilave” – shpjegon Lahi.

  • foto galeri

Bëhu pronar për duke filluar nga 35,000 Euro!

Rrezart Lahi thotë se: “Koncepti është i thjeshtë dhe efektiv: për 35,000 euro, investimi juaj konvertohet në 1,000 euro për metër katror dhe ju bëheni bashkëpronar i projektit në çdo fazë të tij. Sa më shumë të investoni aq më shumë metra katror i takojnë investitorit dhe për aq metra katror do të jetë pronar i hipotekuar në çdo hap të procesit i cili zgjat me pak se 3 vite. Ju përfitoni pronësi në tokë, projekt arkitektonik, leje ndërtimi dhe gjithçka realizohet nga ekspertët e sektorit.”

Të investosh në tokë dhe Real Estate është gjithnjë e sigurtë dhe me kthimin të lartë të investimit.  Edhe pse çdo investitor hyn në projekt si zhvillues me 1000 Euro/m2 sot vlera e shitjes është 2700 Euro dhe ka pritshmëri rritjeje kjo zonë në 3 vitet e ardhshme duke qënë se shumë blerës ndërkombëtarë por edhe nga Shqipëria po blejnë në këtë zonë, ky projekt është një shans i artë për ata që ëndërrojnë të investojnë në pasuri reale, por pa kompleksitetin e sektorit tradicional.

Pse të zgjidhni SMART HILLS? Ky projekt i projektuar nga studio ndërkombëtare, ofron një ndërtim me stil minimalist, i menaxhuar në mënyrë strategjike nga një ekip me mbi 25 vite eksperiencë. Me forcimin e konceptit të investimeve të përbashkëta, ju keni shansin të ndjeni fuqinë e grupit, përfitimet e sigurisë kolektive dhe, më e rëndësishmja, kthimin e lartë të investimit tuaj. Deri më 30 Janar 25 ju mund të bëheni pjesë e roundit të dytë të investimeve i cili do prezantohet ne Hilton Tirana në ora 18.00. Secili mund te behet pjesë e revolucionit në ndërtim! Investimet minimale fillojnë nga 35.000 deri ne maksimalet 350.000 Euro. Po si ka shkuar trendi i Crowd Funding ne botë dhe cilat janë parashikimet për 10 vitet e ardhshme?

  • foto galeri

Trendi global ka sjellë që gati gjysma e investimeve ne Real Estate po bëhen nga CROWED funding. 10 vitet e ardhshme pritet të këtë një rritje me 30 herë të investimeve të përbashkëta në Real Estate nga 12.7 Miliard $  ne gati 350 Miliardë $. Investimet e perbashkëta kanë sjellë zhvillime të konsiderueshmë në ekonomi dhe qarkullime e fitime edhe për investitorët e mesëm dhe shtresën e mesme e jo vetëm për investitorët e mëdhenj. Investimet kanë qënë në prona komerciale, qendra tregtare, kampuse universitare, magazina industriale etj.

  • foto galeri

Në Shqipëri CROWED Funding – të drejtuara nga SmartVest.AL, përveç projektit SMART HILLS LIQENI, po përgatit për investitorët edhe SMART WAREHOUSES – magazina industriale me qera, SMART CAMPUS – Kampuse Universitare me qera si dhe SMART HEALTH CENTER – Qëndra Spitalore me qera. Rritja e vlerës së pronës që në tokë e deri në ndërtim dhe më pas tek marrja e përmuajshme e qerasë pritet të shndërrohet ndër trendet më rëndësishme të këtyre dekadave.

 

Shenim: Në nuk japim këshilla për investime. Çdo person duhet të ndërrmarrë investimet ne kujdesin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb