TIRANE
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka përkujtuar 100 vjetorin e triumfit të Legalitetit, në 24 dhjetorin e vitit 1924 me rikthimin e Ahmet Zogut.
Dashamir Shehi e cilësoi këtë datë si një nga më të rëndësishmet e historisë së shtetit shqiptar, që i duhet dhënë rëndësia e duhur nga historiografia shqiptare.
Per legalistin Ekrem Spahia, kjo datë duhet të futet në kalendarin zyrtar të ditëve të rëndësishme të shtetit shqiptar.
Më 24 dhjetor 1924 Ahmet Zogu hyri triumfalisht në Tiranë pas rrëzimit të qeverisë së Fan Nolit, i ardhur në pushtet pas revolucionit të Qershorit të po atij viti.