Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në studion e News24 vlerësoi investigimin e emisionit “Vetting” mbi aferën e inceneratorit të Fierit. Sipas tij, ky investigim ofron një bazë të fortë për SPAK që të rihapë hetimet për këtë çështje.

“News24, për hir të së vërtetës, meriton shumë. Emisioni ‘Vetting’ bëri një punë të shkëlqyer duke hedhur dritë mbi problemet e inceneratorit të Fierit. E kam dëgjuar investigimin 2-3 herë nga kënaqësia, sepse ato probleme i dija, por askush nuk ua kishte dhënë zërin në këtë mënyrë,” deklaroi Baçi.

Ai bëri thirrje për veprim të menjëhershëm nga ana e institucioneve të drejtësisë. “SPAK e ka shumë të lehtë: të marrë investigimin e televizionit tuaj dhe të kryejë një hetim të plotë. Duhet të rihetohet ajo çështje,” shtoi deputeti.

Baçi gjithashtu sugjeroi që investigime të ngjashme të zgjerojnë fokusin e tyre në Elbasan, duke nënkuptuar se problematika të ngjashme mund të ekzistojnë edhe aty.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb