Probleme në horizont te Atalanta. Gjatë ndeshjes kundër Empolit të dielën e kaluar, Mateo Retegui është dashur të largohet nga fusha në pjesën e parë për shkak të një problemi fizik. Pas analizave të kryera, u mësua se për Reteguin bëhet fjalë për një dëmtim të shkallës së parë në muskulin rectus femoris të këmbës së majtë.
Rikuperimi i futbollistit varion nga 15 deri në 20 ditë, gjë që do ta bëjë të pashmangshme mungesën e tij si kundër Lazios, ashtu edhe në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë me Interin.
(J.S/BalkanWeb)