Tottenham do të përballet me Nottingham Forest, në kuadër të kampionatit. Para këtij takimi, trajneri i Spurs, Ange Postecoglu, u shfaq në konferencë për shtyp, ku u shpreh se skuadra është brenda objektivave dhe do luftojë deri në fund për arritjen e pritshmërive.
“Ne jemi ende në gjysmëfinale të Carabao Cup, kemi ende Europa League dhe FA Cup, kështu që jemi të pranishëm në të gjitha garat”.
“Dhe nuk është se programi ynë i ndeshjeve do të lehtësohet. Kështu që ne do të përpiqemi të përforcohemi. Ku dhe me çfarë numri lojtarësh do të duhet të presim dhe të shohim. Nuk ka nevojë për panik dhe për të futur dikë që nuk mendoni se do të jetë i dobishëm për kauzën tonë në pjesën e dytë të sezonit. Mendoj se tashmë kemi treguar se jemi mjaft të matur në punën tonë” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)