Kristjan Asllani po luan sezonin e 3-të te Interi, me futbollistin shqiptar që ende nuk ka marrë minutat e duhura. Klubi zikaltër po mendon për një zgjidhje dhe mediat italiane kanë filluar të hedhin hipotezat e para.

Interi pëlqen mesfushorin e Lazios, Matteo Guendouzi dhe për të arritur te francezi, po merret në konsideratë një shkëmbim. Kampionët e Italisë mund të vendosin në pjatë Asllanin, për të bindur klubin nga kryeqyteti që të lërë të lirë Guendouzi.

Ende nuk dihet qëndrimi i lojtarëve në fjalë për këtë shkëmbim të mundshëm, por me kalimin e kohës, ky operacion mund të bëhet konkret.

Asllani numëron 8 ndeshje këtë sezon. Mesfushori kuqezi realizoi një eurogol në Kupë ndaj Udines, direkt nga goditja e këndit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb