Manchester United lejoi largimin e mesfushorit Scot McTominay, me mesfushorin skocez që u transferua te Napoli. Ish-mbrojtësi i “djajve të kuq”, Jaap Stam, nuk hezitoi të kritikonte drejtuesit e klubit nga Manchesteri.

“Ai shënoi gola dhe pati një ndikim të madh dhe këta janë lojtarët që nuk dëshironi t’i humbni si klub futbolli”.

“Largimi mund të ketë qenë një hap i mirë për të, siç po diskutohet aktualisht me Marcus Rashford, por ai mund të ketë dashur të qëndrojë”.

“Ai ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për Napolin dhe vetëbesimi i tij po rritet sepse ai po fillon shumicën e ndeshjeve dhe në përgjithësi mendoj se shitja e tij ishte një gjë e keqe për United”.

“Ndonjëherë duhet të marrësh vendime të vështira si klub dhe unë e kuptoj këtë, por nuk do të kisha dashur ta shes McTominay”, tha Stam.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb