Bayern Munchen po mendon për merkaton e verës, duke qenë së në janar nuk janë planifikuar lëvizje të bujshme. Klubi bavarez ka identifikuar sulmuesin anglez të Dortmund, Jamie Gittens, si përforcimin e duhur pë repartin e avancuar.

Sipas asaj që raportohet nga SkySport DE, paraqitjet e 20 vjeçarit, të lidhur me klubin verdhezi deri në vitin 2028, po ndiqen me interes nga drejtuesit e Bayern.

Për Gittens ky nuk është klubi i vetëm i interesuar, pasi pas dere janë edhe disa skuadra të mëdha të Premier League. Ai ka realizuar, 5 gola në këtë sezon në Bundesligë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb