Në emisionin Open në News 24 u zhvillua një debat në lidhje me vendimin e qeverisë për të mbyllur Tik Tok. Anëtarja e Kryesisë së PD Jola Hysa tha se Urdhri i Psikologut vepron nën urdhrat e qeverisë.
Ndërsa, psikologia Valbona Treska e kundërshtoi diçka të tillë. Ajo tha se Tik Tok dhe Snapchat janë kthyer në një problem për adoleshentët, duke shtuar se psikologët parandalojnë ngjarje përditë.
Jola Hysa: Urdhri i Psikologut vepron nën urdhrat e qeverisë. Pse nuk thotë psikologia në atë shkollë se çfarë ka ndodhur me atë adoleshentin që ndërroi jetë. Gjithçka që po ndodh edhe sot është një pretekst.
Valbona Treska: Rrjetet sociale janë problem prej vitesh. Problematikat janë ngritur edhe tek Ministria e Arsimit. Tik Tok dhe Snapchat janë kthyer në problem. Psikologët bëjnë punë të madhe, parandalojnë raste çdo ditë.
(Balkanweb)