Më shumë se 25,000 refugjatë sirianë janë kthyer në atdheun e tyre nga Turqia pas ndryshimit të pushtetit në vendin fqinj.

“Që nga 8 dhjetori, pas ndryshimit të pushtetit në Siri, më shumë se 25,000 refugjatë janë kthyer në shtëpi nga Turqia. Sipas të dhënave të fundit, nga 4.1 milionë të huaj që banojnë ligjërisht në Turqi, 2.92 milionë janë sirianë,” tha ministri Ali Yerlikaya.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte njoftuar më parë planet për të siguruar kthimin e rreth 1 milion refugjatëve që ishin larguar nga Siria që nga viti 2011.

 

(A.A/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb