Pas restaurimit që zgjati 3 muaj, turistët nga e gjithë bota do të kenë mundësi të vizitojnë shatërvanin e Trevit në Romë.

Një ndër pikat më të frekuentuara të kryeqytetit italian , i ndërtuar në shekullin e 18-të nga arkitekti italian Nicola Salvi pritet që edhe vitin që vjen të presë më shumë se 12, 000 mijë turistë.

Fontana di Trevi është instaluar me një sistem të ri i cili shmang grumbullimet e mëdha.

Kryetari i Bashkisë së Romës , Roberto Gualtieri deklaroi se vendosja e rregullave do të lejojë që turistët ta shijojnë më mirë shatërvanin.

Ai shtoi se po konsideronin që të vendosnin një çmim modest, për hyrjen në mënyrë për të financuar mirëmbajtjen e shatërvanit.

Projekti 3 mujor përfshiu heqjen e mykut dhe kalciumit./ Reuters

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb