Mijëra njerëz u mblodhën në Bratislavë, pas takimit të kryeministrit sllovak Robert Fico me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Takimi ndodhi gjatë fundjavës.

Duke brohoritur Fico “tradhtar” dhe duke mbajtur pankarta: “Ky nuk është kryeministri im“, disa protestues thanë se “ishin të tronditur nga vizita”.

“Unë nuk jam dakord me atë që po ndodh në Sllovaki. Ne i përkasim Bashkimit Evropian, jemi në NATO, dhe ajo që bëri Fico është në të vërtetë tradhti”, pohojnë protestuesit.

Disa protestues u shprehën se kryeministri sllovak është një “vrasës i njerëzve të pafajshëm”.

Arsyeja e takimit në Moskë sipas Ficos ishte kalimi i gazit natyror rus përmes Ukrainës në Sllovaki./ CNN

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb