Qeveria e Kinës ka kundërshtuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë më shumë ndihmë ushtarake dhe për t’i shitur armë Tajvanit, duke thënë se Uashingtoni “po luan me zjarrin”.
Administrata e Joe Biden autorizoi furnizimin e Tajvanit me materiale dhe, ofrimin e trajnimit ushatarak.
Kjo ndihmë shkon në 571 milionë dollarë.
Ndërkohë, Departamenti amerikan i Mbrojtjes, njoftoi se ka aprovuar shitje armësh për Tajvanin në vlerë 295 milionë dollarë.
Ministria e Jashtme e Kinës i bëri thirrje SHBA-së në një komunikatë që “të ndalë armatosjen e Tajvanit”, duke i quajtur “lëvizje“ të rrezikshme që synojnë paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit.
Duke i shitur armët dhe e mbështetur ushtarakisht, SHBA-ja synon mbrojtjen e Tajvanit dhe parandalimin e sulmeve të Kinës./ The Independent