Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për festën e Krishtlindjes, me një mënyrë të veçantë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ndarë me ndjekësit veprën “Krishtlindja”, nga mësues Kostandini shekulli XVII, origjina Vithkuq, Korçë, tashmë të restauruar.

Kreu i qeverisë shkruan se kjo vjen si dëshmi arti dhe besimi që nga shekulli i 17.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë ikonë të saporestauruar, që na vjen si dëshmi arti dhe besimi që prej shek. XVII, ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb