Everton nuk po kalon një sezon pozitiv, janë vetëm katër 4 pikë larg “vijës së kuqe”, por të gjithë besojnë se mund të mbijetojnë në elitën e futbollin anglez, për më tepër që tani kanë në dispozicion edhe Armando Brojën. Sulmuesi kuqezi është rikuperuar plotësisht, gjithçka shkoi sipas planit, dhe tani trajneri Dyche mund të mbështet me kohë të plotë te shërbimet e Brojës:

“Rikthimi i Brojës do të jetë një shtysë e madhe, atij i duhej vetëm të vrapojë dhe të jetë sërish kërcënues. Ndaj City na pret një ndeshje e madhe, pavarësisht formës së tyre, City mbetet një rival kërcënues, i frikshëm”, u shpreh trajneri i Everton në një intervistë për BBC Sports.

Br
Br

Sipas mediave angleze, trajneri i Everton po projekton ta nis këtë takim me Brojën titullar. Ky do të ishte një shans i shkëlqyer për sulmuesin kuqezi për treguar potencialin e tij.

Pas rikthimit të tij në fushë, Broja ka treguar sinjale pozitive, dhe një formë të mirë fizike. Fakti që nuk luajti kundër Chelsea-t i dha më shumë kohë për të qenë në kushte optimale, por mbetet për t’u parë se çfarë do të vendos trajneri Sean Dyche.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb