Krishtlindja një prej festave më të rëndësishme për katoliket u kremtua edhe në Lezhë.

Qindra besimtarë ju bashkuan ritualit fetar të lindjes së Jezu Krishtit në katedralen e Shën Nikollit, ndërsa mesha e shenjte e mbrëmjes të së martës u drejtua nga Ipeshkvi i dioqezës së Lezhës Monsinjor Otavio Vitale.

Në fjalën e tij para besimtareve, ipeshkvi Vitale foli për rëndësinë që ka krishtlindja, duke vene theksin tek dashuria mes njëri tjetrit në këtë situate të vështirë që po kalon njerëzimi nga luftërat në disa vende të botes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb