Ditën e sotme, 25 dhjetor, shumica e familjeve mblidhen për të festuar Krishtlindjet.

Sipas traditës perëndimore, personazhi protagonist në këtë periudhë të vitit është Santa Claus (Babagjyshi). Ky burrë shpirtmirë, disi mbipeshë me mjekër të bardhë të gjatë ka mbetur në kujtesën e të gjithëve, por imazhi i tij nuk ka qenë gjithmonë i tillë. Madje as veshjet e tij.

Jo, nuk ishte një shpikje e Coca Cola-s. Por cila është origjina e tij dhe pse mban veshje të kuqe?

Personazhi i Santa Claus është një element i lashtë në kulturën perëndimore që u jep dhurata fëmijëve që janë sjellë mirë gjatë gjithë vitit në natën e 24 deri në 25 dhjetor. Ky personazh historik është i bazuar në Shën Nikollën. Shën Nikolla ishte një peshkop i krishterë i shekullit të 4-të. Ai ishte me origjinë greke dhe jetonte në atë që sot është Turqia. Në fillim veshja e tij ishte herë jeshile e herë e kuqe. Megjithatë, përfaqësimet gjatë shekujve kanë ndryshuar derisa u vendosën në imazhin që kemi sot.

Santa Claus përfaqësohet si një figurë atërore, gazmore e një burri të moshuar që vishet bardh e kuq. Ai jeton në Polin e Veriut dhe me ndihmën e drerit të tij shkon nëpër botë duke ofruar dhurata.

Coca Cola hyri në ekuacion në vitin 1920, kur reklama e markës u botua në gazetat amerikane Evening Post dhe The Saturday. Ilustrimi ishte nga Thomas Nast, por tregonte një Santa Claus ndryshe. Më në fund, në vitin 1931, karikaturisti Haddon Sundblom portretizoi personazhin që njohim sot bazuar në poemën “Një vizitë nga Shën Nikolla”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: