Një avion pasagjerësh me 72 persona në bord (67 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit) është rrëzuar sot – në ditën e Krishtlindjeve – në afërsi të qytetit Akhtau në Kazakistan.
Sipas informacioneve të para të agjencisë Reuters, janë 32 të mbijetuar. 40 mendohet të jetë numri i viktimave nga kjo tragjedi.
Avioni drejtohej nga Azerbajxhani Airlines dhe ishte nisur nga Baku në Grozny, Çeçeni në Rusi, por për shkak të mjegullës në Grozny fluturimi u devijua.
Shërbimet zjarrfikëse po përpiqen të vënë zjarrin nën kontroll, ndërsa të mbijetuarit po trajtohen në një spital aty pranë.
(BalkanWeb)