Në të gjithë Evropën po flitet për Patrich Dorgu, por Lecce po shijon një tjetër talent, Medon Berisha. Mesfushori kuqezi po kthehet në titullar te Lecce, madje duke lënë në stol Ylber Ramadanin. Berisha është një produkt i pastër i klubit pasi i ka kaluar me radhë të gjithë etapat. Fillimisht udhëhoqi Leccen si kapiten me ekipin e të rinjve në suksesin historik në sezonin 2022-23, për të kaluar më pas tek ekipi i parë.

Me Gottin në stol, Berisha fitoi minutat, ndërsa në fund të sezonit të shkuar ish trajneri e aktivizoi shpesh edhe si titullar, të njëjtën gjë bëri edhe në fillim të këtij sezoni, por një dëmtim në momentin e tij më të mirë e mbajti gjatë larg fushës së lojës.

Rama
Rama

Berisha është kthyer në preferencë të parë edhe nga trajneri i ri, Giampaolo, me këtë të fundin që beson shumë te Berisha duke i dhuruar një fanellë titullari. Ndaj Romës goditi traversën, ndaj Monza-s dhuroi një assit të çmendur prej afro 50 metrash, detaje këto që përforcojnë statusin e tij të ri si titullar.

Te Lecce besojnë shumë se 2025 do të jetë viti i Medon Berishës, të vetëdijshëm se në gjirin e tyre po rritet një talent i madh që i përket të tashmes, por edhe të ardhmes, një “xhevahir” në mund të mbush arkat e klubit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: