Milan po përgatitet për dy teste të rëndësishme, sfida e fundit për këtë vit ndaj Romës në kampionat, si dhe gjysmëfinalja e Superkupës së Italisë, ndaj Juventusit. Tek kuqezinjtë janë në ankth për riaftësimin e amerikanit Christian Pulisiç. Pas dëmtimit që pësoi, Pulisiç ka nisur të kryejë stërvitje me pjesën tjetër të grupit, ndaj ai mund të jetë i gatshëm për Fonsecën në këto dy ndeshje. Ndërkohë sulmuesi spanjoll Alavaro Morata pritet ta nisi nga minuta e pare takimin ndaj verdhekuqve.

Objektivi i Moratës është ai që të arrij të jetë më rezultativ përpara portës kundërshtare, kjo pasi në sfidën e fundit në San Siro, atë ndaj Genoas, me rastin e 135 vjetorit të klubit kuqezi, ishte ai që shpërdoroi pafund raste të pastra shënimi. Mungesën e Leaos në krah ndërkohë, pritet ta zëvendësojë spanjolli Alex Jimenez. Ai po tregon cilësi shumë të mira në mndeshjet e fundit ku është aktivizuar ndaj shikohet si alternativa e duhur e portugezit Leao.

Ndërkohë si titullar pritet të aktivizohet edhe Theo Hernandez. Paulo Fonseca e motivoi zgjedhjen e tij në Verona, për mos ta aktivizuar titullar francezin, me faktin se ai nuk ka qenë në formë të mirë fizike. Pritet që Fonseca t’i besojë Theos një fanellë titullari në sfidën e së dielës, megjithatë sipas mediave në Itali, ende nuk mund të quhet e vendosur paqja përfundimisht mes trajnerit portugez e Theos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: